Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drenica në krizë të thellë financiare

Drenica ishte befasia e fillimit të kampionatit në elitën e futbollit të Kosovës, por dy humbjet e fundit rresht në ligë, kanë bërë që “kuqezinjtë” të bien në pozitën e katërt.

Drenica pas 13 xhirove ka marrë 20 pikë dhe është vetëm katër pikë larg kreut të tabelës që mbahet nga Ballkani.

Por, kjo skuadër ka hyrë në krizë të thellë financiare ende pa u përfunduar as gjysma e kampionatit.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë trajneri i kësaj skuadre, Tahir Lushtaku.

Lushtaku në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, ka thënë se lojtarët e stafi nuk janë paguar tash e dy muaj.

“Po bëhem tashmë dy muaj që nuk janë paguar obligimet ndaj lojtarëve dhe stafit si dhe obligimet tjera që i duhen skuadrës për të funksionuar dhe përkrahja që i duhet skuadrës për vazhdimësi të kampionatit për të arritur objektivat, sepse jemi në rrugën e duhur që me këto rezultate që i kemi, ne të mendojmë më lartë dhe për një objektiv të caktuar deri në fund të kampionatit”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e gjatë të trajnerit të drenicasve.

Edhe Drenica në krizë, rrezikon të largohet për herë të parë nga Superliga Sport Drenica në krizë, rrezikon të largohet për herë të parë nga Superliga

Ai ka reaguar ashpër ndaj donatorëve, biznesmenëve, tifozëve dhe nga vetë udhëheqësit e qytetit të Skenderajt.

Takimin e xhiros së 14-të, Drenica do ta zhvillojë në udhëtim te Drita.