Skuadra e Drenicës, ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me dhjetë futbollistë.
Skuadra nga Skenderaj lajmin e ka bërë të ditur në faqen zyrtare të klubit, të premten. “Krahas përforcimeve për stinorin e ri pranveror , klubi ka qenë në negociata të vazhdueshme me futbollistët të cilët nuk ishin pjesë e projektit të klubit për pranverë. Si rrjedhojë e kësaj, klubi njofton së ka arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratave me pajtim të dy anshëm më futbollistët”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Drenicës. Futbollistët e liruar nga Drenica, janë: Almedin Murati, Albutrint Morina, Arbios Thaçi, Ehat Gjoka, Flamur Kadriu, Jeton Dushi, Lulzim Doshlaku, Muharrem Musa, Valto Zeqaj dhe Vildan Kerim. Drenica ka qenë një prej klubeve më aktive në futbollin e Kosovës në afatin kalimtar të janarit duke transferuar nëntë lojtarë. Madje, klubi kuqezi ka njoftuar se do të bëjë edhe një përforcim ditëve në vazhdim.