Skuadra e Gjilanit ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me tetë futbollistë.
Ekipi gjilanas ka njoftuar se nga edicioni i ri - Ylber Kastrati, Gerhard Progni, Franc Veliu, Oltion Rapa, Muhamed Useini, Tomislav Sorsa, Donjet Shkodra dhe Fiton Hajdari - nuk do të janë pjesë e klubit.
“Klubi falënderon publikisht gjithë futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën 'kuqebardh', duke u dëshiruar njëherit fat dhe sukses në karrierën sportive”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.