Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drenica, Daja, Zymberi, Berisha, Xani përfundojnë në disiplinore

Klubi i Drenicës dhe ndihmëstrajneri i tij, Bekim Xani si dhe trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, lojtari Albin Berisha dhe drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi kanë përfunduar në Komisionin Disiplinor të FFK-së. Drenica për shkak të lëshimit në organizim, ndërsa Xani për fyerje dhe sulm fizik ndaj lojtarit të Ballkanit, Albin Berisha, që po ashtu është për të njëjtën arsye është në procedurë disiplinore. Pra, për fyerje dhe sulm fizik ndaj ndihmëstrajnerit të Drenicës, Xani.

Në procedurë disiplinore ka përfunduar edhe trajneri i Ballkanit, Daja që sipas njoftimit të FFK-së në fundin e ndeshjes në mes të Drenicës dhe Ballkanit, ka shtrënguar me forcë krahun e gjyqtarit të katërt, Erdall Zasellën, për çka edhe u përjashtua me të kuq nga gjyqtari Mervan Bejtullahu.

Ndërkohë, KD-ja në bazë të raporteve të ndeshjeve, procedurë disiplinore ka hapur edhe ndaj Zymberit të Dritës. Në raport thuhet se Zymberi pas përfundimit të ndeshjes në mes të Dukagjinit dhe Dritës ka fyer dhe ofenduar rëndë gjyqtarët. “”Lidhje me referim nuk keni, të gjithë jeni lloma, bërllok e skllotë e keni ba, s’po ju vjen marre, juve ju kanë dërgu me direktiva”, njoftohet FFK-ja të ketë thënë Zymberi në drejtim të gjyqtarëve. Xani, Daja, Berisha dhe Zymberi janë pezulluar deri në kompletim të lëndës.