Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dren Ahmeti prezantohet me fanellën e Llapit

Dren Ahmeti është futbollisti i ri i skuadrës së Llapit.

Skuadra nga Podujeva e ka zyrtarizuar në “Facebook” transferimin e Ahmetit të premten gjatë ditës.

Sulmuesi i krahut ishte pjesë e Vushtrrisë në Ligën e Parë në dy edicionet e fundit, ndërsa ka nënshkruar me llapjanët kontratë trevjeçare.

Në sezonin e fundit shënoi dy gola dhe asistoi në gjashtë të tjerë.

“Është ndjenjë jashtëzakonisht e mirë kur i bashkohesh një skuadre me traditë, tashmë që merr pjesë në gara evropiane. Do ta bëj maksimumin tim dhe iu premtoj se do ta jap më të mirën nga vetja. Falënderoj trajnerin Tahir Batatina për besimin që mad ha të jem pjesë e klubit. Me punë e angazhim do të shkruajmë histori së bashku në Evropë. ‘Legjendave’ u premtoj gola e asistime dhe ndeshje të mira në vazhdimësi që Llapi të jetë sa më lartë në tabelë. Pse jo, dua edhe titullin kampion me këtë skuadër”, ka thënë Ahmeti për faqen zyrtare të klubit.

Artikuj të ngjashëm