Redaktorja e sportit në gazetën e madhe zvicerane “Blick”, Steffi Buchli, ka shkruar se Kosova do të jetë si në shtëpinë e vet.
Ndeshja miqësore Zvicër - Kosovë luhet sot (18:00) në Zuerich dhe ka ngjallur interesim të madh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBuchli u është referuar lojtarëve që janë lindur e rritur në Zvicër, por që përfaqësojnë Kosovën. Në shkrimin e saj të publikuar në formatin online në “Blick”, ka përmendur lojtarët e Kosovës që janë rritur në Zvicër.
“Mirlindi, Fidani, Betimi, Toni, Florenti dhe Arijaneti janë zviceranë. Ju keni shkuar në shkollë këtu, ju ndjeheni si në shtëpi këtu. Në ndeshjen miqësore në Letzigrund, ata veshin fanellën tjetër. Ata luajnë për Kosovën, atdheun e prindërve të tyre. Një vend që familjet e tyre dikur duhej të largoheshin për shkak të luftës. Familjet e Mirlindit, Fidanit, Betimit, Tonit, Florentit dhe Arijanetit kanë përjetuar shumë përpara se të vendoseshin këtu me familjet e tyre. Si familje refugjate, ata mësuan të gjenin rrugën e tyre në Zvicër”, shkruan Buchli.
Ajo tutje ka shkruar se ndeshja në Zuerich, do të jetë një festë.