Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dramë në “Shani Nushi”, Bashkimi mposht pas vazhdimeve Rahovecin

Nuk kishte mjaftuar koha e rregullt për të mësuar fituesin e përballjes Rahoveci – Bashkimi në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Një dypikësh nga Mustafë Merovci barazoi shifrat në 70-70 në një ndeshje dramatike në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, që çoi lojën në kohën shtesë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas vazhdimeve më efikas u tregua Bashkimi që fitoi takimin vetëm me dy pikë diferencë, 81-83, raporton Koha.net.

Në radhët e Rahovecit më i miri në parket ishte Mustafë Merovci me 17 pikë, 4 kërcime e 2 asistime. Kurse Artin Gashi shënoi një pikë më pak, pati 1 kërcim dhe 2 asistime.

Në radhët e ekipit mysafir më i miri ishte Marko Popoviq me 18 pikë, 1 kërcim dhe 1 asist. Ai u ndihmua nga Kayel Locke që shënoi 12 pikë, pati 9 kërcime dhe bëri një asist.