Pavarësisht se po e konsideronte mundësinë e transferimit, Manchester City përfundimisht ka hequr dorë nga blerja e Cristiano Ronaldos, njofton BBC.
City deri para pak orësh ishte ekipi favorit për t’i siguruar shërbimet e pesë herë fituesit të Topit të Artë, megjithatë në fund ka vendosur kundër blerjes së tij.
Tani siç duket, Manchester Unitedi është i vetëm në garë për nënshkrimin me 36-vjeçarin.
Madje raportohet se Djajtë e Kuq kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin, ndërsa janë duke biseduar me Juventusin për të arritur një marrëveshje sa më shpejt.