Portieri polak Bartlomiej Dragowski ka gjasa që edicionin e ardhshëm të paraqitet në Bundesligë. Sipas mediumeve italiane, interesim për shërbimet e Dragoëskit ka shprehur skuadra e Borussia Dortmundit. Bëhet e ditur se Dortmundi është i gatshëm të paguajë rreth 20 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e 23-vjeçarit në fund të këtij sezoni.
Dragowski këtë edicion ka treguar paraqitje të mira në Serie A, ku gjashtë herë në 23 ndeshje e ka mbajtur portën pa pranuar gol. Ai ka kontratë me skuadrën italiane deri në vitin 2023 kurse së fundi ka refuzuar rinovimin e kontratës deri në vitin 2025.