Borussia Dortmund do të jetë pa sulmuesin Erling Haaland në ndeshjen e Bundesligës kundër RB Leipzigut, ka bërë të ditur “SkySport.de”.
Mediumi gjerman ka shkruar të premten se norvegjezi nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e fundit të Dortmundit dhe se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në takimin e radhës në elitën e futbollit gjerman.
Haalandi mungoi edhe në ndeshjen e Kupës në gjysmëfinale, kur Dortmundi fitoi thellë kundër Kielit, 5:0.
Dortmundi luan me Leipzigun të shtunën në orën 15:30. Do të jetë ndeshje e rëndësishme për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.