Dortmundi nuk ka arritur t’i arkëtojë pikët e plota në shtëpi ndaj Kolnit.
Përkundër dominimit të takimit, dhe krijimit të shumë rasteve Dortmundi nuk arriti të gjejë rrugën e golit, transmeton Koha.net.
Nga 20 goditje që pati në drejtim të portës së kundërshtarit skuadra e Thomas Tuchelit pati vetëm tre goditje brenda kornizës së portës, derisa Kolni pati vetëm pesë goditje dhe asnjëra brenda kornizës së portës.
Dortmundi në vendin e tretë tani ka 57 pikë, përderisa Kolni mban vendin e shtatë me 42 pikë.
Artikuj të ngjashëm