Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi mposhtet në shtëpi nga Frankfurti

Eintracht Frankfurti ka mposhtur në udhëtim Dortmundin me rezultatin 2:1.

Me këtë fitore Frankfurti mbetet në pozitën katërt me 50 pikë shtatë më shumë se Dortmundi që ka 43 në vendin e pestë.

Mysafirët kaluan në epërsie në minutën 11-të me autogolin e shënuar nga Nico Schulz për 1:0.

Vendasit barazuan rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë me Mats Hummels në 1:1.

Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme me raste të shumta shënimi. Por ishin udhëtuesit që arritën të shënonin golin e fitores në minutën e 87-të me Andre Silva për 2:1.