Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi mposht me lehtësi Stuttgartin

Borussia Dortmundi ka shënuar fitore të lehtë ndaj Stuttgartit të shtunën në shtëpi.

“Verdhezinjtë” fituan me rezultatin 5:0 në kuadër të xhiros së 11-të në elitën e futbollit gjerman.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dortmundi tani ka seri prej gjashtë ndeshjeve pa disfatë në shtëpi në të gjitha garat, ndërsa Stuttgarti është pa fitore si mysafir në 15 ndeshjet e fundit në ligë.

Jude Bellingham në minutën e dytë e hapi serinë e golave.

Në minutën e 13-të shënoi Niklas Sule, kurse një minutë para fundit të pjesës së parë, realizoi Giovanni Reyna.

Bellingham golin e dytë personal e shënoi në minutën e 53-të, kurse 17-vjeçari Youssoufa Moukouko, e vulosi rezultatin final të takimit 5:0.

Dortmundi ka 19 pikë në 11 ndeshje të luajtura.