Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi largon mbrojtësin Schulz

Borussia Dortmundi dhe Nico Schulz i kanë dhënë fund bashkëpunimit të tyre me efekt të menjëhershëm. Të dy palët, siç njofton klubi gjerman, kanë rënë dakord për shkëputjen e kontratës.

Mbrojtësi 30-vjeçar iu bashkua Dortmundit në vitin 2019 nga Hoffenheimi. Për Dortmundin ka luajtur 40 ndeshje në Bundesligë, dhjetë në Ligën e Kampionëve dhe gjashtë ndeshje në Kupën e Gjermanisë.

Mbrojtësi gjerman nuk i përmbushi pritjet e Dortmundit. Më herët karrierë ka bërë edhe te Borussia Moenchengladbachu dhe Hertha e Berlinit.