Borussia Dortmund ka shënuar fitore të vështirë në “Sign Iduna Park”, të shtunën duke e mposhtur me rezultat 2:0, Hertha Berlinin.
Pjesa e parë u dominua nga vendasit të cilët krijuan shanse shënimi me Erling Haalandin dhe Marco Reus, por pa sukses.
Në pjesën e dytë nikoqiret në epërsi kaluan në minutën e 54-të me golin e shënuar nga Julian Brandt.
Deri në fund “verdhezinjtë” shënuan edhe një gol në minutat shtesë me Youssoufa Moukoko që vulosi fitoren me 2:0.
Me këtë fitore Dorrtmundi është në pozitën e pestë me 42 pikë ndërsa Hertha Berlini, në vendin e 15-të me 21 pikë.