Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi kalon në 1/8 e finales së Kupës

Thorgan Hazardi hyri në lojë në pjesën e dytë dhe shënoi dy gola për t’ia siguruar Dortmundit kalimin në 1/8 e finales së Kupës së Gjermanisë.

Dortmundi eliminoi Ingolstadtin, duke e mposhtur me rezultatin 2:0, duel që u zhvillua të martën mbrëma.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hazardi hyri në lojë në minutën e 71-të dhe vetëm pas një minute e shënoi golin e parë, ndërkaq të dytin dhe të fundit, belgu e realizoi në minutën e 81-të.

Përderisa Hazardi shënoi të dy golat, Julian Brandti bëri dy asistime.