Sport

Dortmundi i thotë jo Unitedit për Sanchon

Borussia Dortmund nuk e ka ndërmend ta shesë yllin e saj Jadon Sancho në afatin kalimtar të verës, ka thënë drejtori sportiv i klubit Michael Zorc.

Anglezi ka pasur paraqitje fantastike këtë sezon me Dortmundin në Bundesligë, duke shënuar tetë gola derisa ka bërë 10 asistime në 25 paraqitje, transmeton Koha.net.

Interesim për shërbimet e tij së fundmi ka shprehur Manchester Unitedi, që raportohet se është i gatshëm të paguajë mbi 90 milionë euro për shërbimet e tij.

“Jemi larg vendosjes së një çmimi për Jadonin, por mund ta them këtë, edhe për klubin më të madh në botë transferimi i tij momentalisht do të ishte i vështirë. Jadon do të luajë me Dortmundin në sezonin e ardhshëm dhe përfundimisht ai është në planet tona”, është shprehur Zorc për Sport Bild.

18 vjeçari është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm te Dortmundi.