Dortmundi është duke vazhduar me formën e lartë në Bundesligë.
Në ndeshjen e sotme në shtëpi shënoi fitore prej 5 me 1 ndaj Hannoverit, transmeton Koha.net.
Hakimi, Reus, Gotze, Guerreiro, dhe Witsel shënuan për vendasit.
E golin e vetëm për mysafirët e shënoi Bakalorz.
Në vendin e parë Dortmundi ka 48 pikë, derisa në vendin e parafundit Hannoveri ka 11 pikë.