Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi fiton pas vazhdimeve

Borussia Dortmundit i janë dashur vazhdimet për të fituar ndeshjen ndaj Paderbornit. Ndeshja e 1\8 së finales së Kupës së Gjermanisë u fitua 3:2 nga skuadra e madhe që avancon tutje. Ndeshja ishte dramatike.

Golin vendimtar e shënoi Erlind Haaland në minutën e 95-të. Ai realizoi me asistim të Thomas Delaneyt.

Dortmundi nisi mirë ndeshjen dhe krijoi epërsi 2:0 në pjesën e parë. Emre Can realizoi për 1:0 në minutën e gjashtë, ndërsa Jadon Sancho realizoi gol tjetër në minutën e 16-të. Por Paderborni nuk u dorëzua. Julian Justvan ngushtoi epërsinë në minutën e 79-të, kurse Prince Osei Owusu realizoi penallti në minutën e tetë të kohës shtesë për të barazuar shifrat në 2:2.

Kështu ndeshja shkoi në vazhdime dhe vendimtar ishte goli i yllit të ri.