Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi fiton dhe mban gjallë shpresën për titull

Borussia Dortmundi ka mbajtur gjallë shpresën për titull kampioni në Bundesligën e Gjermanisë.

Të premten në mbrëmje, Dortmundi fitoi në udhëtim te Stuttgarti me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së 29-të të Bundesligës gjermane.

Ishte ndeshja e shtatë rresht pa disfatë në udhëtim për “verdhezinjtë”.

Të dyja golat e fitores për Dortmundin i shënoi mesfushori Julian Barndt.

Golin e parë e realizoi pas 12-të minutash lojë, kur u asistua nga Erling Haaland.

Të dytin e shënoi në minutën e 71-të, ndërsa kësaj radhe u asistua nga kapiteni Marco Reus.

Edhe Dortmundi nuk dorëzohet, vazhdon ëndrrën për titull Futboll Dortmundi nuk dorëzohet, vazhdon ëndrrën për titull

Brandt në fakt hyri në lojë si zëvendësues në minutën e gjashtë, në vend të Giovanni Reynas.

Me këtë fitore, Dortmundi ka gjashtë pikë më pak se Bayern Munichu që është lider, e që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Stuttgarti që e pësoi disfatën e parë pas katër ndeshjeve, mbetet në vendin e 15-të me 27 pikë, një më shumë se Arminia Bielefeldi dhe Hertha Berlini.