Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi e Bayerni në formë para një tjetër derbi

Bayern Munichu duket se ka lënë prapa krizën e rezultateve dhe ka gjetur formën para derbit ndaj Dortmundit.

Ndeshja ndërmjet Dortmundit dhe Bayernit zhvillohet të shtunën nga ora 18:30 dhe i takon xhiros së nëntë të Bundesligës.

Dy rivalët kanë pikë të njëjta pas tetë ndeshjeve dhe asnjëri nuk është lider para takimit “der Klassiker”. Është hera e parë që ndodh kjo qëkur Wolfsburgu fitoi titullin në vitin 2009.

Union Berlini është në vendin e parë.

Bayerni para pushimit për ndeshje të përfaqësueseve kishte seri prej katër ndeshjeve pa fitore. Por, bavarezët shënuan fitore 4:0 ndaj Leverkusenit fundjavën e kaluar dhe fituan 5:0 në Ligën e Kampionëve ndaj Viktoria Plzenit.

Edhe Bayerni mund të bëhet kampion këtë vikend Futboll 3 muaj më parë Bayerni mund të bëhet kampion këtë vikend

Dortmundi po ashtu fitoi në “Champions” me rezultatin 4:1 në Sevilla.

“Verdhezinjtë” humbën 3:2 në ndeshjen e kaluar në Bundesligë ndaj Koelnit dhe kanë nisur të mos kenë vazhdimësi të rezultateve, siç ka ndodhur edhe në sezonet e kaluara. Ishte humbja e dytë në tri ndeshjet e fundit.

Mbrojtja e Dortmundit, ekip që drejtohet nga Edin Terziq, po pranon gola të lehtë e të shpejtë. Dy i pranoi në humbjen nga Manchester City në fund të ndeshjes dhe tre të tjerë nga Werder Bremeni në Bundesligë.

Bayerni ka humbur vetëm një herë këtë sezon. Humbja 1:0 nga Augsburgu ishte kulmi i krizës në ekip. Por edhe në tri ndeshjet e tjera ku Bayerni nuk fitonte, skuadra krijonte shanse për gol. Njësoj pritet të jetë edhe të shtunën.

Do të jetë edhe një ballafaqim mes Jude Bellinghamit të Dortmundit dhe Jamal Musialas së Bayernit. Futbollistët 19-vjeçar kanë shkëlqyer me klubet e tyre këtë sezon.

Edhe Bayerni me vetëbesim para ndeshjes me Union Berlinin Futboll 4 muaj më parë Bayerni me vetëbesim para ndeshjes me Union Berlinin

Musiala është golashënuesi më i mirë i Bayernit në Bundesligë me pesë gola.

Bayerni i ka fituar shtatë ndeshjet e fundit në ligë ndaj Dortmundit, me goldallim 23-7. Nëse Dortmundi dëshiron ta ndalë klubin bavarez në rrugëtimin drejt titullit të 11-të rresht në ligë, të shtunën mund ta bëjë hapin e parë.