Dortmundi dhe Bayern Munichu kanë arkëtuar pikët e plota pasi kanë mposhtur Hoffenheimin, përkatësisht Darmstadtin.
Skuadra e Thomas Tuchelit fitoi 2 me 1 ndaj Hoffenheimit, raporton Koha.net.
Reus dhe Aubameyang shënuan golat për Dortmundin, kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi Kramariq në minutën e 85.
Dortmundi tani ka 60 pikë në vendin e tretë, kurse Hoffenheimi në vendin e katërt ka 58 pikë.
Në përballjen tjetër Bayerni, përkundër që është shpallur kampion, e mposhti minimalisht Darmstadtin.
Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Bernat, pas asistimit nga Ribery.
Në minutën e 86 mysafirët dështuan të barazojnë shifrat pasi nga pika e bardhë nuk u tregua i saktë Altintop.
Bayerni në krye të tabelës ka 76 pikë, deri sa Darmstadti ka 24 pikë në vendin e fundit.