Borussia Dortmundi dëshiron që sulmuesi i Chelseat, Mitchy Batshuayi, të transferohet plotësisht në fund të sezonit.
Belgu ka nisur së fundmi aventurën në Gjermani në formë të huazuar me tre gola në vetëm dy ndeshje.
Shefat e klubit gjerman janë impresionuar me 24-vjeçarin dhe sipas “London Evening Standard” duan që sa më shpejtë të nisin negociatat për mbajtjen e shërbimeve të tij.