Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea bllokon transferimin e Batshuayit te Dortmundi

Chelsea ka bllokuar tentimet e Borussia Dortmundit për transferimin e Michy Batshuayi pasi belgu është në planet e klubit për sezonin e ardhshëm.

Pjesën e dytë të sezonit 2017/18 Batshuayi ishte huazuar te klubi gjerman, duke realizuar nëntë gola në 14 ndeshje.

Sipas The Mirror, Borussia donte transferimin permanent të 24-vjeçarit, por Chelsea ka bllokuar tentimet e “Milionerëve”.

Gazeta britanike gjithashtu ka raportuar se Dortmundi ka kthyer vëmendjen kah Alvaro Morata që pritet të largohet gjatë kësaj vere.

Artikuj të ngjashëm