Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

AS Roma është e interesuar për sulmuesin Batshuayi

Me Patrik Schickun, i cili nuk po arrin të gjejë golin, AS Roma është e detyruar të hidhet në merkato për të siguruar një sulmues për pjesën e mbetur të kampionatit.

Verdhekuqtë janë rikthyer të interesohen për Michy Batshuayin, i cili aktualisht luan i huazuar te Valencia, por kartoni i tij zotërohet nga Chelsea.

Ish-lojtari i Borussia Dortmundit, nuk po bind me paraqitjet e tij në Spanjë, ku ka realizuar vetëm 3 gola dhe sipas medieve angleze, lojtari mund të rikthehet në Londër për t’u huazuar sërish te ndonjë ekip tjetër, transmeton ksp.

Po sipas asaj që raportojnë në Angli, në “Pole Position” për shërbimet e sulmuesit është Crystal Palace, por as italianët nuk mbeten pas, pasi kanë kohë në ndjekje të belgut.

Artikuj të ngjashëm