Sport

Dortmundi barazon me Lazion

Borussia Dortmundi ka barazuar 1:1 në shtëpi me Lazion në xhiron e pestë të Grupit F të Ligës së Kampionëve.

Raphael Guerreiro (44’) realizoi për Dortmundin, ndërsa Ciro Immobile (67’ penallti) për Lazion. Portieri shqiptar Thomas Strakosha ishte në stol te Lazio, ndërsa mungoi Vedat Muriqi shkaku i lëndimit.

Pas pesë xhirove Dortmundi kryeson grupin me dhjetë pikë, një më tepër se Lazio që zë vendin e dytë dhe tri më tepër se Club Brugge që është i treti.

Brugge sonte triumfoi 3:0 në shtëpi sonte ndaj Zenitit. Në xhiron e fundit Brugge i shkon Lazios, ndërsa Zeniti e pret Dortmundin.