Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi: Auba mund të shkojë te Reali ose Barça, jo te Bayerni

Drejtori i përgjithshëm i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke thotë se sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të lejohet të transferohet te Bayerni.

Robert Lewandowski dhe Mats Hummels janë dy yjet e fundit që kanë lënë Dortmundin për Bayernin në vitet e fundit, por Watzke thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë me Aubameyangun. Ai ka lënë të hapura dyert për Realin dhe Barcelonën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mendoj se ai do të qëndrojë me ne. Por nëse Reali dhe Barcelona vijnë me ofertë të madhe, do ta diskutojmë. Nuk do ta shesim te Bayerni”, ka thënë ai për Sport1.

Auba kohë më parë kishte pranuar publikisht se Reali është klubi i tij i preferuar.