Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dormtundi interesohet për mesfushorin e Lepzigut

Borussia Dortmund ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Lepzigut, Marcel Sabitzer, njofton të mërkurën “Sport Bild”.

Sabitzer ka kontratë me Leipzigun deri në qershor të vitit 2022, por ka gjasa që këtë verë të kalojë te skuadra tjetër gjermane e Bundesligës, Dortmundi.

Austriaku 27-vjeçar ka treguar paraqitje të mira sezonin e kaluar, duke shënuar tetë gola dhe ka asistuar katër herë në 27 ndeshje në Bundesligë.