Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Donnarumma reagon ndaj fyerjes nga tifozët

Gianluigi Donnarumma ka thyer heshtjen pasi tifozët e fyen me një baner që shfaqën kundër portierit në ndeshjen me Hellas Veronas.

18-vjeçari filloi të qante pas skenës dhe thirrjeve kundër tij që krijuan tifozët në San Siro të mërkurën mbrëma.

“Ishte një natë e shëmtuar që nuk e kam pritur”, ka shkruar Donnarumma në Instagram.

Gjatë ditëve të fundit është raportuar se agjenti i Donnarummas, Mino Raiola ka kërkuar anulimin e kontratës së nënshkruar gjatë verës, duke thënë se portieri është në presion psikologjik nga klubi.