Gianluigi Donnarumma u ka kërkuar falje tifozëve të Milanit pasi vazhdoi kontratën me klubin deri në vitin 2021.
18-vjeçari ndërroi mendje të martën kur vazhdoi kontratën me të cilën do të përfitojë 6 milionë euro në vit.
Vazhdimi i kontratës i dha fund situatës dramatike në të cilën u përfshi ai dhe agjenti i tij Mino Raiola.
“Jam i lumtur dhe krenar që jam te Milani”, ka thënë portieri.
“Jam lindur dhe rritur në këtë klub dhe kurrë nuk kam pasur në mendje dyshime për qëndrim. Më vjen keq për fansat që ndihen të tradhtuar, por e përsëris se ky nuk ishte qëllimi im”, ka shtuar ai.
“Më vjen keq dhe i falënderoj për ndikimin që kanë pasur gjatë këtyre dy vjetëve. Jam i lumtur që jam këtu”.