Young Boysi ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Donat Rrudhani. Rrudhani ishte pjesë e Aaraut në ligën e dytë të Zvicrës.
Sipas njoftimit të klubit, 23-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026.
Rrudhani numëroi 105 paraqitje me Aaraun që kur nënshkroi në vitin 2019, duke kontribuar me 25 gola e 26 asistime.
Ai ishte ftuar edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës në vitin 2021 dhe në listën e fundit të trajnerit Alain Giresse për ndeshjet e këtij muaji.
Artikuj të ngjashëm