Mesfushori Toni Domgjoni do të jetë në gjendje të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Katari 2022” të këtij muaji.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) të enjten ka bërë të ditur se është njoftuar nga FIFA për miratimin e kërkesës për ndërrim të përfaqësueses për Domgjonin.
Pas këtij miratimi nga FIFA, Domgjoni do të jetë në gjendje të luajë për Kosovën dhe do të thotë se ai do të ketë të drejtë loje qysh nga ndeshja kundër Suedisë që zhvillohet të shtunën në Solna.
“Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm të mirë në prag të udhëtimit për në Suedi në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Në fakt, FIFA e ka njoftuar sot FFK-në se kërkesa e saj për ndërrimin e kombëtares për mesfushorin e klubit holandez, Vitesse, Toni Domgjoni është miratuar dhe ai ka të drejtë të luajë për ekipin kombëtar të Kosovës. Vendimi i Dhomës së Tribunalit të Futbollit në FIFA për shqyrtimin e statusit të lojtarëve ka efekt të menjëhershëm. Kjo do të thotë se Toni Domgjoni, i cili iu bashkua Dardanëve në grumbullimin e këtij muaji, do të ketë të drejtë loje qysh nga ndeshja kundër Suedisë. Federata e Futbollit e Kosovës i gëzohet këtij vendimi dhe i dëshiron suksese Toni Domgjonit në fanellën dardane.”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Kosova do të luajë më 9 tetor në udhëtim te Suedia, dhe pas tri dite e pret Gjeorgjinë në “Fadil Vokrri”.
-
FFK-ja nuk e bën për Domgjonin gabimin që e kishte bërë për Selmanin
-
Toni Domgjoni: Jam i lumtur që bashkohem me Kosovën
-
Toni Domgjoni, risia e listës së Kosovës për ndeshjet e tetorit
-
Ish-lojtari i Kosovës i bashkohet Ballkanit
-
Në Suedi shiten të gjitha biletat për ndeshjen me Kosovën, një lojtar i rëndësishëm synon kthimin