Paraqitjet e mira të basketbollistit amerikan Justin Doellman kanë bërë që Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) të mendojë për kthimin e tij në Përfaqësuesen e Kosovës pas gati dy vjetësh, shkruan sot Koha Ditore.
Doellman në fillim të këtij viti i është bashkuar skuadrës nga Mali i Zi, Buduqnost Voli, që vikendin e shkuar triumfoi në Ligën ABA. Për Buduqnostin ky është sukses historik, pasi është titulli i parë në këtë ligë dhe pritet t'i hapë rrugë për pjesëmarrje në Euroligë.
Doellman, 33-vjeçar, prej se i është bashkuar Buduqnostit ka filluar gradualisht të kthejë formën e tij që e kishte karakterizuar sa ishte te Barcelona.
Me Buduqnostin ka regjistruar 17 paraqitje në Ligën ABA dhe Eurocup, duke luajtur me mesatare prej 7.5 pikëve dhe katër kërcimeve për ndeshje. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).