Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Djali i ish-yllit të Barcelonës, në listën e Realit për “Champions”

I biri i ish-yllit të Barcelonës ka arritur që të hyjë në listën e zgjeruar të Real Madridit për në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” kanë paraqitur listën me 40 lojtarë për atë garë, ku përfshihet edhe lista B, me 15 lojtarë të rinj. Në atë listë është Andri Gudjohnsen, që është djali i ish-lojtarit të Barcelonës dhe Chelseat, sulmuesit Eidur Gudjohnsen.

Andri Gudjohnsen luajti për Barcelonën në akademinë e “La Masias”, por u largua në vitin 2013 te Gava. Më pas iu bashkua Espanyolit para se të transferohej te Real Madridi në vitin 2018. Këtë vit, 19-vjeçari nga Real Madrid B do të mundohet ta impresionojë Carlo Ancelottin që të debutojë me ekipin e parë.