Davide Ancelotti pritet ta zëvendësojë babain e tij, Carlo, në krye të Real Madridit javën e ardhshme kur ekip spanjolli do të përballet me Chelsean në Ligën e Kampionëve, ka raportuar “Football-Italia”. Ancelotti ka rezultuar pozitiv me koronavirus të mërkurën dhe do të mungojë në ndeshjen kampionale që Reali e luan këtë vikend në udhëtim te Celta Vigo. E javën tjetër, më 6 prill, Reali do të luajë ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit në udhëtim te Chelsea.
Kështu që, i biri i Ancelottit do të jetë trajner i Realit në këtë ndeshje në rast se Carlo nuk shërohet nga koronavirusi.
Davide ka vite që është në stafin e trajnerëve të babait, pasi ka qenë asistent i tij te Bayerni, Napoli e Evertoni.