Distria Krasniqi sot do të luftojë në Botërorin e xhudos që po mbahet në Budapest.
Krasniqi është bartësja numër një në kategorinë deri 48 kilogramë. Ajo raundin e parë e ka kaluar pa luftë, ndërsa në raundin e dytë e pret fituesen e duelit mes hungarezes Eva Csernoviczki dhe uzbekes Gulnur Muratbaeva.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrasniqi në Botërorin e vitit 2019 në Tokio fitoi medaljen e bronztë, ndërsa sivjet e fitoi medajen e artë në Evropianin e mbajtur në Lisbonë.
Kosova në Botërorin në Budapest paraqitet me pesë garuesë. Pos Distrias në konkurrencën e femrave garojnë edhe Nora Gjakova e Flaka Loxha në kategorinë deri 57 kilogramë, e Laura Fazliu në kategorinë deri 63 kilogramë. Në konkurrencë të meshkujve garon Akil Gjakova në kategorinë deri 73 kilogramë.
Në Botërorin në Budapest nuk është kampionja olimpike Majlinda Kelmendi e po ashtu nuk është edhe Loriana Kuka.
Nora Gjakova, Flaka Loxha e Akil Gjakova do të garojnë të martën, ndërsa Laura Fazliu të mërkurën.