Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Distria fiton medaljen e argjendtë në Masters

Distria Krasniqi ka vazhduar me suksese në garat e mëdha. Të premten në Budapest, xhudistja kosovare e fitoi medaljen e argjendtë në Masters.

Në Masters paraqiten vetëm xhudistët më të mirë nëpër kategori, ndërsa konkurrenca është e përafërt me atë të Botërorit dhe të Lojërave Olimpike. Me të argjendtën, Distria ka siguruar edhe 1260 pikë në ranglistën botërore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në finale të kategorisë deri 52 kilogramë, Distria u mposht nga francezja Amandine Buchard. Ndaj saj ka një fitore e tri humbje. E ka mposhtur në Paris në shkurt të këtij viti, ndërsa vjet kishte humbur dy përballje. Buchard është top-xhudiste botërore me medalje olimpike, botërore e evropiane.

Lufta finale ishte shumë e fortë dhe e barabartë. U luftua shumë për gard, ndërsa francezja fitoi luftën në kohën shtesë. Realizoi uazari.

Deri në finale Distria shënoi tri fitore. E mposhti fillimisht belgen Amber Ryheul e më pas gjermanen Mascha Ballhaus. Në gjysmëfinale e kaloi hungarezen Reka Pupp. Në të tri duelet Distria ishte impresive, duke mos u rrezikuar asnjëherë.

Ajo ishte bartësja e parë. Ka kohë që është e para në ranglistën botërore në kategorinë deri 52 kg. Me medaljen e argjendtë në Masters do të forcohet edhe më shumë në pozitën e parë.

Të premten garoi edhe Nora Gjakova. Ajo fitoi luftën e parë, ndërsa u ndal në të dytën.

Të shtunën garojnë Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.