Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dionis Gashi fitues i turneut të Prishtinës në boks

Dionis Gashi është shpallur boksieri më i mirë i turneut të organizuar nga klubi i boksit Prishtina, kryetar i së cilit është legjenda Aziz Salihu.

Turneu “Kolosët e boksit të Kosovës” u organizua të dielën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gashi i klubit Prishtina në kategorinë 75 kilogramë mposhti boksierin slloven, Jan Sekol. Ndërkohë tekniku më i mirë në këtë turne u shpall Leon Merlaku i klubit të boksit Fushë-Kosova, kurse çifti më luftarak ishte ai i kategorisë 81 kilogramë, Ardit Delijaj i Besës dhe slloveni Edin Sejdinoviq.

Boksieri më perspektiv u shpall boksieri nga Maqedonia, Alim Nasufi (64 kilogramë).