Dinamo Zagrebi ka fituar bindshëm ndaj Astanas në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Të martën mbrëma në “Maksimir” të Zagrebit, Dinamo fitoi 4:0. Shkëlqeu Luka Ivanushec me “hat-trick” për kampionin kroat.
Golin e parë e shënoi Bruno Petkoviq. Ndeshja e kthimit në Astana të Kazakistanit është më 2 gusht. Por pritet të jetë vetëm formalitet. Fitore me rezultatin 3:1 ka shënuar Panathinaikosi. Panathinaikosi mposhti Dnipron e Ukrainës në udhëtim. Ndeshja u luajt në Sllovaki.