Dinamo e Zagrebit nuk ka lejuar befasi në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Gjiganti kroat ka fituar të dy ndeshjet me Ludogoretsin bullgar për të avancuar në raundin e plejofit, që është i fundit para fazës grupore.
Në Bullgari para një jave, Dinamo kishte fituar 2:1. Ndërkohë të martën mbrëma në “Maksimir”, skuadra kroate fitoi 4:2.
Josip Drmiq shënoi golin e parë në minutën e 12-të. Për 2:0 shënoi Mislav Orshiq në minutën e 27-të nga penalltia. I njëjti lojtar realizoi për 3:0 në minutën e 44-t. Penallti tjetër kroatët fituan në fund të ndeshjes. Bruno Petkoviq ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 87-të. Ndërkojhë Kiril Despodov i shënoi të dy golat për Ludogoretsin. Ai shënoi në fund të pjesës së parë (45+4’) dhe në minutën e 49-të. Golin e dytë e realizoi nga penalltia.
Ludogoretsit i janë përjashtuar tre lojtarë me karton të kuq. I pari në minutën e 17-të, i dyti në minutën e 72-të e i treti në minutën e 86-të.
Kapiteni Arijan Ademi udhëhoqi Dinamon në fushë. Ai e ka kompletuar ndeshjen në qendër të mesfushës.