Dinamo e Zagrebit ka fituar bindshëm ndaj Rudeshit për ta vazhduar garën për titull në Kroaci. Të dielën mbrëma Dinamo fitoi 3:0, me golat e Moreno Zhivkoviq, Fran Brodiq e Petar Suçiq. Tani i ka 54 pikë nga 26 ndeshje.
Udhëheq Rijeka me 59 pikë nga 27 ndeshje. Hajduku i ka 55 pikë nga 27 ndeshje.
Arbër Hoxha e kompletoi ndeshjen te Dinamo.