Eric Dier ka pranuar se ishte frikësuar se karriera e tij me Anglinë kishte mbaruar pasi ishte lënë jashtë listës për Evropianin e vitit të kaluar.
Anglia humbi në penallti nga Italia në finale, ndërsa Dier mungoi për shkak të formës së dobët.
Mbrojtësi i Tottenhamit ishte pjesë e ekipit për “Euro 2016” dhe Kupën e Botës 2018.
Ai nuk u dorëzua dhe u rikthye sërish pas 22 muajve, duke u paraqitur fillimisht në ndeshjet e Ligës së Kombeve. Dier tani do të luaj për Anglinë në Katar.
Artikuj të ngjashëm