Muzafer Ejupi ka rënë pre e një sulmi në Kroaci. Sulmuesi i rikthyer te Salven Belupo është goditur dhe pasojat kanë qenë të rënda, çka tregohet edhe në fotot e postuara nga klubi kroat në rrjetet sociale. E gjithë ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë.
Slaven Belupo, në postimin e bërë, i uron shërim të shpejtë futbollistit dhe i dëshiron rikthimin sa më të shpejtë në fushat e blerta. Veç të tjerave, kërkohet nga mediat që të informohet me objektivitet dhe përgjegjësi mbi ngjarjen e ndodhur.
Sikurse raportohet në mediat kroate, Ejupi është goditur me një shufër metalike nga një 53-vjeçar. Ndër të tjera thuhet se më pas Ejupi bashkë me personin që ishte me të, kanë goditur kroatin, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Pikërisht edhe për këtë arsye Slaven Belupo u drejtohet mediave për të raportuar ngjarjen siç ka ndodhur, duke treguar edhe “dëmtimet e lehta” që ka marrë Ejupi. /abcnews.al
{gallery}
-
Goditi shikuesin, lojtari i Sllovakisë mund të suspendohet për dy vjet nga përfaqësuesja
-
Sulmohet këngëtari Shpat Kasapi, policia jep detaje
-
Në Serbi shkruajnë për golin e sulmuesit të Kosovës
-
Muamed Sejdini rrihet nga persona të maskuar në Shkup
-
Kroati në mesin e shqiptarëve, thirrje të përbashkëta