Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Goditi shikuesin, lojtari i Sllovakisë mund të suspendohet për dy vjet nga përfaqësuesja

Denis Vavro

Te kundërshtarja e Kosovës në gjysmëfinale të plejofit, Sllovakia, ka pasur një zhvillim jo të zakontë.

Lojtari i kësaj përfaqësueseje, Denis Vavro, rrezikon të suspendohet për dy vjet nga Federata e Futbollit e Sllovakisë.

Vavro luan si mbrojtës i qendrës te Wolfsburgu në Bundesligë. Në periudhën festive ishte në vendlindje dhe u paraqit në një turne të futbollit të vogël në sallë. Gjatë turneut e humbi kontrollin në një moment dhe goditi me shuplakë një 17-vjeçar.

Një zëdhënës i Federatës së Futbollit të Sllovakisë ka thënë se komiteti disiplinor i federatës tashmë po merret me rastin. Në skenarin më të keq, 29-vjeçari mund të suspendohet për dy vjet nga përfaqësuesja sllovake.

Sllovakia e Kosova përballen më 26 mars në Bratislavë, në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Kampionatin Botëror në SHBA, Meksikë e Kanada.

Edhe Sllovakia me mungesë të rëndësishme ndaj Kosovës Futboll Sllovakia me mungesë të rëndësishme ndaj Kosovës

Videot e incidentin shfaqin momentin kur futbollisti reagon ndaj disa fyerjeve që i bëhen nga shikuesit në palestër, derisa kishte mospajtime mes lojtarëve në fushën e lojës. Në një moment, gjatë një tollovie, e godet me shuplakë një tifoz që ishte në fushën e lojës.

“Ne kemi folur me Denisin. Ai e di që ka bërë gabim të madh”, ka thënë drejtori sportiv i Wolfsburgut, Pirmin Schwegler për “Kicker”.

“Ai i ka kërkuar falje djaloshit dhe nënës së tij të njëjtën ditë. Për pasojat do të kemi një diskutim të brendshëm”.

Momenti i goditjes (VIDEO):

Vavro fillimisht mohoi se ka goditur me shuplakë kundërshtarin, ndërsa më pas u detyrua të kërkoi falje. 17-vjeçari më pas ka publikuar një fotografi me Vavron në rrjetet sociale. Mbrojtësi ia ka dhuruar një fanellë të ekipit përfaqësues.

Edhe A do të ndikojnë telashet e mëdha të federatës në përfaqësuesen e Sllovakisë? Futboll A do të ndikojnë telashet e mëdha të federatës në përfaqësuesen e Sllovakisë?

“Denis Vavro erdhi tek unë personalisht. Më kërkoi falje dhe pranoi gabimin. Kemi zgjedhur çështjen mes ne. Për mua është e kryer”, ka thënë ai.

Vavro ka luajtur edhe për Lazion e Copenhagenin. Për Sllovakinë i ka 30 ndeshje e dy gola. Në ndeshjet e fundit të sllovakëve ishte vetëm në stol. Së fundi është aktivizuar më 7 qershor të vitit të kaluar.