Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dhjetë vendimet më të këqija në historinë e sportit

Në shumë raste një vendim i keq mund ta shënojë karrierën e një sportisti.

Gjatë gjithë jetës së sportistëve ekziston një “tren” që i dërgon ata drejt lavdisë apo harresës.

Çdo detaj i vogël në jetë do ta përcjellë sportistin përgjithmonë, duke ia përkujtuar gabimin që ka bërë. Ka shumë të tillë që kanë bërë gabime në botën e sportit, kurse më poshtë gazeta “Marca” ka nxjerrë dhjetë gabimet më të mëdha në histori të lojtarëve, trajnerëve apo zyrtarëve.

Wayne Gretzky në LOD “Nagano 1998”

Gretzky, lojtari më i mirë në historinë e hokejit, nuk u përzgjodh si njëri prej hokejistëve për të gjuajtur penalltitë për Kanadanë në gjysmëfinale kundër Çekisë në lojërat olimpike dimërore "Nagano 1998". Trajneri i Kanadasë, Marc Crawford, vendosi që superylli i ekipit nuk duhej të ishte në listën për të gjuajtur penallti, duke besuar se lojtarët e tjerë janë më të relaksuar. Por ndodhi e kundërta, pasi të gjithë lojtarët e Kanadasë dështuan nga penalltia dhe Çekia kaloi në finale... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)