Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli, ka dyshime për disa momente të lojës ndaj Gjilanit. Ai thotë se Drenica luajti lojën më të mirë prej se është pjesë e klubit.
Drenica humbi 1:0 nga Gjilani.
“Kemi bërë ndeshjen më të mirë prej se kam ardhur te Drenica. Pjesën e dytë pësuam gol në momentin tonë më të mirë. Krijuam raste dhe ishte edhe meritë e portierit në disa momente. Pjesa që nuk na takon të flasim më mërzit, por duhet shikuar rastet në darkë. Ne bëjmë futboll, krijojmë raste edhe pse kemi pasur mungesa të rëndësishme. Do ta respektojmë kampionatin, pasi ende na mban matematika. Tani do të kemi përballje ndaj rivalëve dhe uroj të kemi edhe fat. Duhet të provojmë gjithçka në gjashtë ndeshjet e mbetura”, ka thënë Devolli.