Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Devolli: Dhamë shenja se dimë të luajmë futboll të mirë

Bledar Devolli ka thënë se Drenica di të luajë futboll të mirë dhe ka parë gjëra pozitive te skuadra që ai drejton, pavarësisht disfatës 4:1 nga Prishtina në “Fadil Vokrri”.

“Të them të drejtën ky muaj ka qenë i vështirë dhe periudhë e vështirë sepse kemi problem t’i motivojmë lojtarët për stërvitje apo ndeshje. Dhamë shenja se dimë të luajmë futboll kur angazhohemi dhe luajmë futboll të mirë. Në pjesën e dytë bëmë ndryshime për të parë se kush mund të na shërbejë për edicionin tjetër. Të jesh lojtar i Drenicës për sezonin tjetër, duhet punë dhe sakrificë”, tha Devolli.

Drenica është përshëndetur më herët nga Superliga. Është hera e parë në histori që do të luajë në Ligën e Parë.

Artikuj të ngjashëm