Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Devolli i lumtur me fitoren në rikthim

Në ndeshjen e tij të parë pas rikthimit te Drenica, trajneri Bledar Devolli shënoi fitore.

Dhe i është gëzuar shumë suksesit të arritur ndaj Ferizajt.

“Jam i lumtur që u ktheva në Skënderaj. E mora drejtimin e skuadrës me shumë qejf. Këtu ndihem si në shtëpi. Besoj që është e rëndësishme që e fituam ndeshjen. Fituam dhe pikët janë të rëndësishme. Pjesa e parë nuk më pëlqeu, mezi prisja të mbaronte. Në pjesën e dytë e rritëm lojën dhe shënuam golin. Kundërshtarin e detyruam të luante me topa të gjatë. Jam i lumtur dhe i kënaqur me rezultatin, por më shumë jam i lumtur për çunat”, ka thënë Devolli.

Artikuj të ngjashëm