Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Devolli i kënaqur me fitoren

Triumfi ndaj Feronikelit i ka dhënë fund serisë së Drenicës prej tetë ndeshjeve pa fitore. Drenica të enjten triumfoi në udhëtim ndaj Niklit me rezultatin 3:1 për t’u ngritur në kuotën e 23 pikëve, sa i ka edhe Llapi në pozitën e tetë.

Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli, ka thënë se është shumë i kënaqur me fitoren kundër Feronikelit, e cila ka ardhur në një moment shumë të rëndësishëm për ekipin e tij që po lufton për t’u larguar nga pozita e parafundit në tabelë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kemi qenë në presion pas tetë ndeshjeve pa fitore. Përkundër fitores, patëm gabime, por e rëndësishme është që arritëm të fitojmë”, është shprehur Devolli.