Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Detajet e debutimit të Ronaldos

Cristiano Ronaldo së shpejti do ta nisë aventurën me skuadrën Al-Nassr në Arabinë Saudite, në Pro Leaguen e Lindjes së Mesme.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” u prezantua më 3 janar para tifozëve në “Mrsool Park”, pasi nënshkroi kontratë dyvjeçare, nga e cila do të përfitojë rreth 200 milionë euro në vit.

Cristiano Ronaldo u dënua me dy ndeshje moslojë në kohën kur ishte te Manchester Unitedi.

Ky dënim bën që ai të mos mund të luajë më 14 janar kundër Al-Shababit.

Ndeshjen e parë zyrtare pritet ta luajë kundër Al-Ettifaq, më 21 janar.

Tifozët do të mund ta shohin atë edhe më herët, në duelin kundër Paris Saint-Germainit, që do të luajë kundër yjeve të Arabisë Saudite në miqësoren e 19 janarit.